Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës, të heqim kufirin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fill pas përfundimit të konferencës së mbajtur mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit iu bashkua një bashkëbisedimi me gazetarët.

Gjatë një episodi të gjatë pyetje-përgjigjesh, Rama deklaroi se “drejtimi ynë është Perëndimi dhe nuk kemi asnjë drejtim tjetër”.

Më pas u ndal gjerësisht te raportet Shqipëri-Kosovë dhe qëndrimet e tyre përkatëse lidhur me mini-Schengenin.

“Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të heqim kufirin. Jemi dy shtete të vogla, duhet të bëjmë gjëra me dialog dhe me zgjuarsi Ne duhet të shohim interesin tonë si shqiptarë. Duke u mbyllur dhe duke mos çuar përpara bashkëpunimin rajonal ne humbasim shumë. Kosova është e ftuar, të gjithë shtetet janë të ftuara. Kosova më parë është ulur në tryeza. Në bashkëpunimin tim me Kosovën nuk ka ngërç, për mua të paktën nuk ka”, tha Rama.

Më tej shtoi se SHBA dhe Gjermania e mbështesin fuqishëm këtë proces.

21 dhjetori 2019 do të shënojë takimin e tretë për këtë iniciativë mes Edi Ramës, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Durrës.

Share This Article