Rama: Meta e Monika kanë dalë nga binarët! Skandaloze që dalin pa maskë, duhen ndëshkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse duhen ndëshkuar me gjoba kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pasi janë shfaqur në publik pa maskat anti-Covid.

Për Veliajn, Rama tha se e ka korrigjuar gabimin, ndërsa për Metën e Kryemadhin është detyrim i institucioneve për të marrë masa ndaj tyre. Rama e cilësoi skandaloz në të gjitha aspektet faktin që Meta e Kryemadhi shfaqen pa maska.

“Lali Eri e ka korrigjuar gabimin, sepse duke qenë se kaloi Covidin harroi që maska duhet mbajtur, aq më tepër nga dikush që është edhe përfaqësues i institucioneve. Për dy të tjerët natyrisht që duhet të merren masa, por nuk jam unë që i marr këto masa, por institucionet që kanë detyrimin. Është skandaloze në të gjitha aspektet.” – u shpreh Rama i cili vazhdoi duke thënë se ata kanë dalë komplet nga binarët dhe se as nuk duhet imagjinuar që të marrin në dorë fatin e vendit.

Share This Article