ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 15 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 15 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 15 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 15 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Meta u zgjodh President me votat e veta, Parlamenti e ka shkarkuar

albnews by albnews
21 January, 2022
in Albania
0
Meta dekreton Ramën, brenda 10 ditësh qeveria e re dhe programi kalojnë në Parlament
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ilir Meta është zgjedhur president me votat e tij, jo me votat e PS.

Rama theksoi se, parlamenti e ka shkarkuar Ilir Metën me votim të fshehtë, por procedura e formalizimit të shkarkimit ose jo të Presidentit kalon nga Gjykata Kushtetuese.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Në një bashkëbisedim online me qytetarët lidhur me reformën në drejtësi dhe 21 Janarin, i pyetur se pse Presidenti i Republikës, Ilir Meta që ishte shkaku i protestës së 21 Janarit u ngjit lart e më lart, Rama tha se, “ju them prapë që Ilir Meta është zgjedhur president me votat e tij, jo me votat tona”.

“Ne nuk kishim votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës, nuk i kishim, se po të kishim votat sigurisht nuk do të zgjidhnim Ilir Metën, por nuk i kishim votat. Dhe mes një të keqeje si ajo e zgjedhjes së Ilir Metës dhe një të keqeje tjetër shumë më të madhe si ajo e rifutjes së vendit në një proces kaotik, nga e para, ne zgjodhëm të keqen më të vogël”, u shpreh Rama.

Dhe për më tepër, shtoi Rama, “me bindjen që t’i jepnim opozitës Presidentin”.

“E kam thënë që në ditën e parë, kur Ilir Meta ende nuk e kishte nxjerrë kokën publikisht, por ndërkohë e kishte nxjerrë kokën fare, fare qartësisht jashtë kamerave, se ishte aty një kolonë e pestë e opozitës dhe e frontit të kundërshtisë me PS-në, me qeverinë dhe me mua. Kaq e thjeshtë”, tha ai.

Për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës, Rama tha se, “ne e kemi shkarkuar Ilir Metën”.

“Parlamenti e ka shkarkuar Ilir Metën me votim të fshehtë. Ilir Meta është një president i shkarkuar nga parlamenti, por procedura e formalizimit të shkarkimit ose jo të Presidentit kalon nga Gjykata Kushtetuese. Janë të ndara pushtetet. Unë nuk e di sesi ka akoma njerëz sot që kërkojnë nga unë, që kërkojnë nga qeveria të bëjë punë që nuk janë punët tona. Nuk jemi as në monarki, nuk jemi as në diktaturë, nuk jemi as në kushtet e një pushteti absolut, pavarësisht se një tufë njerëzish që janë të frymëzuar vetëm nga instiktet e urrejtjes, të inatit, të mllefit, të hakmarrjes, flasin për regjim nga mëngjesi deri në darkë. Cili regjim? Nëse këtu do ishte regjim, këtu shumë gjëra nga këto që flasim as nuk do të diskutoheshin më dhe nëse këtu do ishte regjim këtu s’do kishte njeri që do guxonte të hapte gojën dhe të fliste për regjim”, tha Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result