Rama: Ministri i Brendshëm turk kërkoi gylenistët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama ka pranuar në konferencën e sotme për shtyp se vizita e ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu, në Tiranë, dhe takimi me të, ka pasur si temë kryesore problemin e gylenistëve të përndjekur nga Erdogani. I pyetur për këtë kryeministri u përgjigj pa ekuivokë “patjetër që ka pasur lidhje”.

Pas takimit media turke “Anadolu Agency” raportoi se në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht shteti, më 15 korrik 2016. Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen. Sot kjo është konfirmuar edhe nga Tirana.

Share This Article