ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zemërim për njoftimin e punës për berberë që t’u presin flokët emigrantëve që presin deportimin 7 minutes ago
Sulm me thikë në trenin Huntingdon : 10 të plagosur në një sulm me thikë – 9 luftojnë për jetën e tyre 12 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 20 minutes ago
Nëntë persona me lëndime kërcënuese për jetën pas një sulmi masiv me thikë në tren në Cambridgeshire 28 minutes ago
Treni përplaset me kamionin në kalimin hekurudhor holandez (video) 35 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Na duhen deputetë që ambicien më të lartë të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve

albnews by albnews
28 February, 2021
in Albania
0
Rama: Na duhen deputetë që ambicien më të lartë të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në platformën “Deputeti që duam” kemi pritur plot 1581 shprehje interesi nga vajza e djem, nga gra e burra, nga veriu në jug, nga qyteti e fshati, brenda dhe jashtë vendit, nga të gjitha rrugët e jetës.

Në një takim me disa prej finalistëve që do të jenë pjesë e skuadrës kombëtare të 25 prillit, Rama tha se “skuadra jonë kombëtare po bëhet gati”.

RelatedPosts

SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort!

“Fatos Nano vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi”

Homazhet për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë funebre në nder të ish-kryeministrit

“Fatmirësisht ne, ndryshe nga të tjerët nuk kemi mungesë zgjedhjesh, por kemi më shumë lojtarë të aftë për të mbuluar të gjitha rolet se sa vende në skuadër. Grupi ynë parlamentar ka shumë profile të përshtatshme për çdo rol dhe gjatë këtyre viteve ka krijuar një bagazh eksperience të vyer që asesi nuk mund të neglizhohet”, tha ai.

Rama tha se “është një grup që ka mbajtur ngarkesa të mëdha në momente të caktuara krejt të të pazakonshme për vetë dinamikën e jashtëzakonshme të jetës parlamentare, ku momentet e rënda të tensionit kanë qenë të shpeshta dhe të gjata”.

“Grupi ka qenë solid dhe mbështetës për reformat, vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen përpara të punës sonë për Shqipërinë. Natyrshëm, ky grup do të jetë boshti i skuadrës sonë kombëtare të 25 prillit, por njëkohësisht skuadra duhet të jetë në lartësinë e sfidës së madhe të ripërtëritjes me lojtarë të rinj që sjellin energji të reja, profile të reja, përfaqësuese të një shoqërie që ndryshon me shpejtësi”, tha Rama.

Gjithashtu ai tha se formacioni i skuadrës sonë kombëtare duhet të japë mesazhe të reja për grupmoshat, më të rinjtë, gratë në mënyrë të veçantë, kategoritë e ndryshme sociale”.

“Kjo në fakt ka qenë prirja e kahershme e PS-së dhe unë besoj se gjatë periudhës së drejtimit tim, PS e ka konsoliduar këtë prirje. Në partinë tonë nuk ka vend për kasta të pandryshueshme drejtuese, as për piedestale statujash që nuk lëvizin nga pozicionet dhe i përkasin një të shkuare tanimë të largët sherresh e konfliktesh për ‘kush jam unë, e kush je ti’”, tha Rama.

Ai theksoi se “ne na duhen deputetë dhe deputete që ambicien më të lartë të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve, zgjidhjen e problemeve të njerëzve në çdo komunitet, pjesëmarrjen sa më aktive dhe të frytshme në parlament dhe kontributin sa më pozitiv në frymën e skuadrës”.

“Skuadra është mbi të gjithë dhe mbi të gjitha egot dhe interesat personale dhe harmonizimi i gjeneratave, eksperiencave, egove dhe interesave të përveçme është A-ja në alfabetin e çdo skuadre fituese”, shtoi ai.

Rama tha se për ndeshjen e 25 prillit ne kemi ndërtuar një proces të ri, inovativ me sytë nga çdo komunitet dhe kategori shoqërore, duke hapur derën për të gjithë ata dhe ato që kanë ambicien, kurajon, vullnetin të bëhen pjesë e skuadrës sonë”.

“E kemi quajtur këtë proces ‘Deputeti që duam’ dhe kemi pritur plot 1581 shprehje interesi nga vajza e djem, nga gra e burra, nga veriu në jug, nga qyteti e fshati, brenda dhe jashtë vendit, nga të gjitha rrugët e jetës. I falenderoj sot të gjithë, 1581 pa asnjë përjashtim. Ka qenë nder për ne që aq shumë individë, anëtarë e simpatizantë apo qytetarë aktiv me bindje dhe qëllime qartësisht të përbashkëta me tonat na kanë ofruar gatishmërinë e tyre për tu bërë pjesë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “procesi ka kaluar në disa etapa dhe më vjen shumë mirë sot të takohem me disa nga ata që janë seleksionuar për skuadrën tonë kombëtare”./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zemërim për njoftimin e punës për berberë që t’u presin flokët emigrantëve që presin deportimin

Zemërim për njoftimin e punës për berberë që t’u presin flokët emigrantëve që presin deportimin

2 November, 2025
Sulm me thikë në trenin Huntingdon : 10 të plagosur në një sulm me thikë – 9 luftojnë për jetën e tyre

Sulm me thikë në trenin Huntingdon : 10 të plagosur në një sulm me thikë – 9 luftojnë për jetën e tyre

2 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

2 November, 2025
Nëntë persona me lëndime kërcënuese për jetën pas një sulmi masiv me thikë në tren në Cambridgeshire

Nëntë persona me lëndime kërcënuese për jetën pas një sulmi masiv me thikë në tren në Cambridgeshire

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result