Rama: Nafta në Shpirag njësoj si ajo e Arabisë, do ndryshojë ekonominë e vendit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama tha këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat se nafta e zbuluar në Shpirag është e një cilësie të lartë, e sipas analizave të laboratorit në Hoalndë ajo ka të njëjtën cilësi si nafta e zbuluar në Arabinë Saudite.

“Lajm interesant është se ende nuk është cekur ujë, i cili është nën rezervën, çfarë prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë më e madhe. Nuk mund të flasim ende për shifra konkrete.

Informacionet në këtë fazë janë konfidenciale, pa marrë rezultatin e testit final i cili përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga ana financiare.

Nëse nxjerrja tejkalon financimin atëherë rezerva do të mbetet aty deri në një fazë tjetër kur teknologjia të na mundësojë nxjerrjen. Pavarësisht se kompania Shell ka përdorur teknologjinë  fundit.

Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë. Burime të tjera që janë shfrytëzuar deri më tani kanë një naftë më të rëndë dhe vlera e saj është shumë më modeste. Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në Malin e Shpiragut ka të njëjtën cilësi Premium të Arabisë Saudite”,-tha Rama.

Share This Article