Albania
“Rama në dy vite 140 udhëtime, Presidenti i SHBA në 4 vite 74 udhëtime”- PS mbylli derën e komisioneve hetimore, Berisha: Ka bërë pushime ekzotike
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi PS depozitoi një ditë më parë në Kuvend, nismën për ndryshimin në ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Sipas Berishës, kjo u bë pasi Edi Rama është i tmerruar nga hetimet, pasi ka abuzuar duke udhëtuar me charter, duke shpenzuar 22 mln euro në 4 vite.
Sipas tij, Rama mashtroi publikisht për udhëtimet me çarter, pasi nese nuk ka abuzuar, duhet t’i beje publike te gjitha udhetimet.
Berisha mori shembullin e Presidentit të SHBA, i cili ne 4 vite ka bere 74 udhetim, ndersa Rama në dy vite 140 udhetime.
“Sot temë e ditës është përpjekja e tij i tmerruar deri në palcë që të ndalojë me ligj hetimin e vërtetë parlamentar si mjetin e vetëm sot në Shqipëri me të cilin qytetarët shqiptarë ushtrojnë sovranitetin
Rama pasi ka shndërruar drejtësinë me SKAPin dhe gjykatat në një seksion të PS, pasi në Shqipëri për shkak të kurtheve ligjore, referendumi nuk mund të organizohet dhe ka mbetur e vetmja dritare e kontrollit të abuzimit të pushtetit,
Pasi bllokoi 8 herë me radhë tani ka dërguar ligjin qesharak që kërkon ti ruajë privatësinë e tij për të gjitha abuzimet që kanë bërë. Kërkon ti japë mundësi bllokimi cdo hetimi parlamentar.
Rama don vetëm ekspertët që ja cakton Fatmir Xhafa apo ndonjë tjetër. Ky i fundit është aktivizuar shumë kohet e fundit, por përsëri mbetet ai që ka qenë.
Pas betejave të pandërprera të opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, Edi Rama dërgon në Parlament ligjin ku de facto i përjashton mundësinë opozitës që të hetojë së pari udhëtimet me charter në 2 vite me të cilat shpenzimi shkon rreth 22 mln euro. Këto udhëtime përbëjnë një nga abuzimet më të mëdha, të një sundimtari qoftë edhe një principate më të humbur.
Nëse Rama nuk ka abuzuar me “Ismailin” e tij me 140 udhëtime në dy vite, po i paska patur të gjitha pune, në një kohë që në 4 vite një president i SHBA bëri gjithsej 74 udhëtime pune.
Nëse 140 udhëtimet kanë qënë takime me kryeministrat dhe kryetarët e shteteve apo të samitive Rama duhet ti tregojë ato, ti faktojë atë, se ato kanë qenë vakanca në vende ekzotike. Në Paris me preferencë kanë qenë sic thuhet rëndom rrugë për transportin e ekspozitave të dështuara të tij”, tha nder te tjera Sali Berisha.
Albania
Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.
“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.
Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.
Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.
“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.
Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.
Albania
VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.
Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.
Albania
“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.
Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.
“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.
-
Albania1 day agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania5 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania5 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK1 day agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania6 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK4 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota5 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova6 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
