Rama në Forumin e Prespës takohet me Kurtin dhe Ali Ahmetin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë arritur në Shkup, aty edhe ku do të marrin pjesë në Forumin e Prespës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë arritur në Shkup, aty edhe ku do të marrin pjesë në Forumin e Prespës.

Para se të bëheshin pjesë e diskutimeve në Forum, Rama dhe Kurti janë takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, Ali Ahmetin.

Në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

“Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviç dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Hanl.

Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç .

Zaevi dhe Ciprasi janë pajtuar se tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit prej tri dekadave me të cilën u vendosën miqësia strategjike mes RMV-së dhe Greqisë

Share This Article