Rama në Këshillin e Sigurimit: Të ndihmojmë Ukrainën! Rusia të rifillojë marrëveshjen e grurit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka folur sot përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në kuadër të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Rama thotë se kjo luftë, nuk po cenon thjesht territorin e Ukrainës e Evropën, por të gjithë globin.

Kreu i qeverisë thekson se kjo mbledhje do t’i dedikohet thirrjes për paqe si dhe do vihet theksi që Rusia të rinisë marrëveshjen e grurit, për hir të qindra miliona njerëzve që vuajnë për ushqim dhe kërkojnë mbështetje nga Kombet e Bashkuara.

“Kam kënaqësinë dhe nderin të kryesoj këtë takim. Përfshirë edhe presidentin Zelensky. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë ka sjellë një konflikt vdekjeprurës në zemër të Evropës. Nuk ka sjellë asgjë të mirë për Ukrainën, por jo vetëm për të. Lufta përçon valë tronditëse dhe rrezikon sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Ndaj duhet të sjellim në Këshillin e sigurimit të vërtetën e këtij shkatërrimi. Këtë ka bërë Shqipëria dhe vende të tjera. Duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar. Duhet t’i rezistojmë forcave shkatërrimtare. Do ta shfrytëzojmë këtë takim duke i bërë thirrje Rusisë të rinisin marrëveshjen për eksportimin e drithërave.”, tha Rama.

Share This Article