Rama në KiE: Nuk mund të ngrihen paralele mes Kosovës e Krimesë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, ka thënë se nuk mund të ngrihen paralele në mes të situatës në Krime të Ukrainës dhe asaj në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij, Rama ka kërkuar nga Këshilli i Evropës të mos braktisë shtetet e vogla, “në mënyrë që të mos kërcënohen shtetet e mëdha”.

“Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Shtetet e vogla nuk duhen braktisur, që shtetet e mëdha të mos kërcënohen nga rezultati i shumatores së mbledhur rreth tyre. Nëse kemi mësuar diçka është se demokracia është një proces në ndërtim dhe jo një ndërtesë e përfunduar”, ka shtuar Rama.


Në fjalimin e tij, ai ka përmendur edhe luftën në Kosovë, ku ka thënë se ndërhyrja e parë e NATO-s në një tokë evropiane, njohu luftën e UÇK-së që solli si rezultat pavarësinë e vendit pak vite më pas.

“Drejtësia u vu në pah, dinjiteti u rivendos mund të niste pajtimi ose të paktën kështu dukej. Lufta është punë e shëmtuar”, ka vijuar ai.

Ndërkaq për iniciativën e Ballkanit të Hapur, ai ka thënë se është një ravijëzim i procesit të Berlinit dhe se është një ide për të forcuar synimet drejt integrimit evropian.

Rama në Strasburg po i drejtohet me një fjalim Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku pritet t’i kërkojë përfaqësuesve evropianë mbështetje për ngritjen e një raporti që hedh poshtë akuzat e Dick Marty mbi krimet e luftës në Kosovë, dhe ndaj liderëve të UÇK-së. /

Share This Article