Rama në Kiev, takim me kryeministrin ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kiev, me Kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk.

Në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Rama u prit në takim nga kryeministri Honcharuk.

Axhedën e takimeve në Kiev, kryeministri Rama e nisi me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko, ndërsa pritet të takojë edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Ashtu siç ka deklaruar me marrjen e presidencës së OSBE-së nga Shqipëria, adresimi i krizës në Ukrainë mbetet një nga prioritetet e Shqipërisë gjatë vitit 2020. Ndaj dhe kryeministri Rama, vizitën e parë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së vendosi ta zhvillonte në Ukrainë.

Share This Article