Kryeministri Edi Rama tha sot në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit se për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë.
Më tej gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se askujt më parë nuk ia priste mendja që për një kohë të shkurtër pas reformimit të sistemit të drejtësisë, do kishte pas hekurave, ministra, deputetë apo kryebashkiakë.
Sistemi ishte i kapur tërësisht i një drejtësi thellësisht të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht të transformuar në një pazar ku e drejta shitej ose blihej.
Për reformim e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë. Kush e mendonte pak vite më parë do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë? Kush do të mendonte se do të vinte dita se do të vinte dita që askush më nuk do të ndihej i paprekshëm.
Kemi parë anëtarë qeverie që pushkatoheshin, por ka qenë sistem tjetër, këtu flasim për pushtete të pavarura, ky është një moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive që ka një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë, jemi në hapat e parë të një drejtësie të pavarur, është një sfidë e madhe dhe nuk ka ndodhur kurrë, s’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga politika apo nga pushteti i politikës në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj, qoftë në mbretëri, komunizëm, apo periudhat përpara, as para Reformës në Drejtësi dhe ky është një fakt i rëndësishëm dhe inkurajues, edhe pse është një proces që ka ulje dhe ngritjet e veta që ka rëniet dhe zhgënjimet e veta, por që sidoqoftë është procesi i duhur në drejtimin e duhur?