Rama: Në korrik nis analiza për qeverisjen dhe familjen tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sonte pas zgjedhjeve, se në korrik do të nisë debati i brendshëm për të analizuar situatën në familjen e PS.

Rama e cilësoi një pozicionim të ri të PS-së në skenën politike.

“Debat të brendshëm për të analizuar qeverisjen nga korriku dhe për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe duke u mbështetur në shembujt e suksesshëm organizativë që nuk munguan sot. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike. Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, drejtësinë e qeverinë.

Sa kohë do të bëjnë sikur nuk shikojnë, sikur nuk dëgjojë, se jo vetëm e kanë humbur davanë por se as Zoti vetë nuk i shpëton nga rrënimi përfundimtar nëse do ta kërkojnë shkakun e disfatës jashtë tyre”, tha Rama.

Share This Article