Rama në lagjen e re në Durrës: Po përfundojnë 996 apartamente, do strehohen familjet e prekura nga tërmeti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitallë të Durrësit, në lagjen e re “Rilindja”, një investim i ndërtuesit të portit të ri të Durrësit.

Sipas kryeministrit Rama janë duke u përfunduar 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit.

“Puna është të bëjmë këto sistemet, se më mbyti Alabbari, shko shihe shko shihe. Është investim i jashtëzakonshëm.

Do vemë edhe pemë si te Lana që të jetë si tunel i gjelbër dhe duhet të bëjmë një kombinim pemësh të mëdha, të vogla dhe shkurresh”, tha Rama gjatë inspektimit.

“Në lagjen “Rilindja”, ku sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës, e cila do të jetë shembëlltyra kuptimplotë e vizionit dhe ambicies sonë për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër”, shkruan Rama.

Share This Article