Në Konferencën e sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama është takuar me zv.Presidentin e Komisionit Europian Johannes Hahn. Përmes një postimi në rrjete sociale Rama shkruan se me të kanë folur për Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.