ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza 4 hours ago
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 18 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 22 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 22 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 22 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama në Otranto: Afganët 30 vite më parë ishim ne shqiptarët

albnews by albnews
4 September, 2021
in Albania
0
Rama në Otranto: Afganët 30 vite më parë ishim ne shqiptarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Otranto të Italisë në mbrëmjen solemne përkujtimore, pranë skulpturës emocionuese të “Katërit të Radës”, në përkujtim të 30-vjetorit të zbarkimit të emigrantëve shqiptarë në brigjet italiane.

Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie Rama u shpreh se, “shumë i nderuar dhe shumë i kënaqur që jam këtu sot deh që mund të admiroj bukurinë e jashtëzakonshme të këtij qyteti, që me siguri i shton më shumë asaj që mbetet gjithmonë në kujtesën si bukuria e shpirtit të këtij populli të bregut puljez që 30 vjet më parë na hapi dyert kur ishim ne atëherë afganët e sotëm, ndërkohë që iknin, arratiseshim nga ferr i ngjashëm në themelet e veta. Sepse ndonëse regjimi i Tiranës nuk ishte një regjim islamik fundamentalist, ishte një regjim në themel ideologjik i cili bazohej mbi terrorin dhe mbi mohimin e plotë të tjetrit”.

RelatedPosts

Ngjarje tronditëse në Bruksel, shqiptari gjendet i varur në një tabelë, mediat: Ngjan me metodat e karteleve meksikane

FOTO/ Ky është bosi i fuqishëm shqiptar i drogës që u kap në Kolumbi, ishte në arrati prej 9 vitesh

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Rama shprehu mirënjohjen të thellë për kryetarin e bashkisë së Otrantos për faktin që organizoi këtë ceremoni përkujtimore.

“Ceremoni e cila na jep mundësinë të takohemi, por njëherazi edhe të mos harrojmë. Duke mos harruar na jep mundësinë që të kemi një projektim në të ardhmen, projektim i cili sidoqoftë mbështetet në këtë kujtesë kaq shumë të rëndësishme”, theksoi Rama.

“Jam me të vërtetë i kënaqur që kam mundësinë të shoh nga afër këtë vepër, e cila është konceptuar nga një artist të madh të cilin kam nderin ta njoh dhe ta admiroj atë jo vetëm nëpërmjet veprave të tij, por edhe si person. Kam pasur kënaqësinë edhe ta përqafoja pak më parë. Nuk e di nëse vazhdon të jetë këtu me ne, apo ndoshta është zhytur në ndonjë projekt tjetër të ri”, shtoi Rama.

“Një realizim artistik ky, i cili do të thotë shumë për mua, për ne shqiptarët. Diçka e cila vërtetë na bën të mendojmë për ato gra, për ata fëmijë të cilët humbën jetën e tyre në këtë anije, por njëherësh na bën të reflektojmë mbi fatin e madh që kemi pasur dhe që kemi ende sot, dhe që vazhdojmë ta kemi gjithmonë, fatin që jemi pranë Italisë dhe veçanërisht pranë Puglias që është gati gati Shqipëria e Italisë. Me siguri na tregon shumë që ne të mund të mësojmë që ai progres që ka ndodhur në Puglia është veçanërisht gjithë sa është bërë lidhur me novacionin, me projektimin drejt së ardhmes që nuk mbështetet vetëm në përfitimet që mund të kemi nga turizmi apo burimet natyrore, bën që ajo të jetë një burim i jashtëzakonshëm dhe një shembull i mirë i qeverisjes së mirë”, tha Rama.

Por, shtoi Rama, “përveç kësaj mendoj se është e nevojshme të shpreh një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë rektorët e Universiteteve puljeze që janë këtu sepse në një moment si ky i rrugëtimit tonë drejt modernizimit dhe zhvillimit të Shqipërisë, ata janë duke na ndihmuar që të mund të arrijmë të realizojmë shpresojmë në një kohë jo shumë të largët një ëndërr. Është ëndrra e mundësisë së hapjes pas dyerve të Universiteteve shqiptare, programe të Universiteteve puljeze dhe t’u japim mundësi studentëve shqiptarë që të studiojnë programet, që të studiojnë në Universitetet puljeze pa pasur nevojë që të largohen nga Shqipëria , por duke vazhduar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, kjo është diçka shumë shumë e rëndësishme. Dhe jam i sigurt që më tej do të na ndihmojë edhe që të mund të afrojmë Universitete të tjera, vende të tjera apo seli të tjera universitetesh evropiane duke u dëshmuar atyre këtë shembull fantastik. Siç tha më parë një nga rektorët, një shembull fantastik të “ndotjes së mirë”.

“Ndihem i nderuar që përfaqësoj qeverinë e një vendi i cili 30 vjet më parë vinte nga një histori e gjatë e dhimbshme terrori dhe dhimbjesh dhe që sot është në gjendje që të mund të kthejë nderin që i është bërë. Është në gjendje t’u hapë dyert vendeve mike, ashtu siç ne në atë kohë, njerëz që si ne në atë kohë largoheshim nga një regjim, një tjetër lloj regjimi, por nga i njëjti lloj terrori, nga e njëjta lloj frike dhe dhimbjeje. Është një nder të kemi mundësi për ta kthyer këtë nder sepse jeta, siç ne e kemi mësuar të jetë sikur ishim ne ata që largoheshin nga vendi i tyre ashtu dhe kur ishim ata që vuanim. Në jetë vjen një moment që duhet të kërkosh dhe të marrësh, por vjen dhe një kohë kur ti jep dhe përqafon ata që ndodhen në të njëjtën situatë në të cilën ti ndodheshe më parë”, u shpreh Rama.

Sigurisht, theksoi kreu i qeverisë, “të bën një përshtypje fakti që është Shqipëria ajo që duhet të presë më shumë refugjatë afganë sesa shumë vende të tjera të pasura evropiane. Por ne nuk e bëjmë këtë për asnjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë, për të nderuar gjyshërit tanë, të cilët bënë që Shqipëria të ishte vendi i vetëm në Evropë që strehoi më shumë hebrenj pas luftës së dytë të Botërore por edhe para Luftës së Dytë Botërore, pasi asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve, madje ka pasur shqiptarë të cilët kanë vdekur në kampet e përqendrimit sepse kanë mbrojtur me jetën e tyre, apo morën mbi vetë përgjegjësinë për të mbrojtur, duke thënë që ishin ata hebrenjtë. Hebrenjtë i lanë me familjet e tyre dhe humbën jetën në kampet e përqendrimit. Të nderosh këtë histori është një detyrim i madh. Por  më duhet të them se është e rëndësishme ta bëjmë këtë gjë sot për fëmijët tanë, sepse vendi ynë nuk është një vend i pasur, vendi ynë nuk pasuri materiale kaq të konsiderueshëm saqë t’ua lëmë në trashëgimi fëmijëve tanë, por kjo sipas mendimit tim është një pasuri shumë më e rëndësishme që duhet të trashëgohet nga fëmijët tanë, humanizmi”.

“Ndjenja e të qenit udhëtarë, ndjenja e të mos qenit, e të mos ndjerit pronarë të kësaj toke, ku për një periudhë të caktuar kohe kemi fatin të jetojmë, por ku kemi edhe detyrimin të mendojmë gjithmonë se toka u përket atyre që do të vijnë pas nesh. Unë shpresoj shumë që të mos vijë kurrë në Shqipëria dita kur zhgënjimi, ndjenja e margjinalizimit apo të gjitha ato që janë probleme psikologjike të shoqërisë tonë të zhvilluar të mund të jenë një arsye për t’u mbyllur derën atyre të cilëve kanë nevojë”, tha Rama.

“Shqipëria është një vend që sot duhet të bëjë një reformë të drejtësisë, që të mund jo vetëm të hyjë të ketë akses në BE, por dhe që të mund të bëhet një vend ku shteti i së drejtës, është një realitet institucionesh. Të ndërtosh institucione që funksionojnë dhe që kanë aftësi për tu shërbyer qytetarëve të vetë, pa ndërmjetësimin e pushteteve të forta apo korrupsionin është e lehtë ta thuash, por e vështirë ta bësh. Dhe për nga tradita nuk është se kemi trashëguar shumë nga pikëpamje e kulturës demokratike apo nga pikëpamja e kulturës institucionale, sepse historia ka qenë pak bujare. Kemi kaluar nga një perandori në tjetrën pa pasur kurrë mundësinë për të zgjedhur dhe jetuar në një hapësirë të lirë, në një hapësirë ku secili kishte dhe thoshte zërin e vetë. Por sidoqoftë unë besoj se duhet të jemi krenarë për faktin se Kushtetuta jonë e parë edhe pse nuk ishte një Kushtetutë e mirëfilltë ishte një kanun, i cili nuk synonte të krijonte institucione demokratike me siguri në mesjetë, por krijoi një institucion moral që sot vazhdon të jetë një institucion i rëndësishëm për shqiptarët, institucioni i mikpritjes. Pikërisht kur flitet për Kanunin tonë në të thuhet se shtëpia e shqiptarit është shtëpia e Zotit dhe e mikut. Përkthimi perfekt do të ishte shtëpia e Zotit dhe udhëtarit sepse për çfarëdolloj arsye dikush që troket në derën tënde ti je i detyruar t’i hapësh derën sepse anë atë derë po trokitet pasi është vullneti i Zotit, edhe pse ai që është pas derës është njeri i panjohur, do të thotë që ka mbërritur para shtëpisë tënde pasi është vullneti i Zotit dhe t’i duhet ta respektosh këtë vullnet. Dhe për gjithë kohën që tjetri ka nevojë për mikpritjen tënde ti duhet t’ia ofrosh atë”, theksoi Rama.

“Dhe është një kapitull i tërë në Kanunin tonë që flet për lirinë e tjetrit dhe mikpritjen dhe që do ti pëlqente miku tim të madh magjistratit Mikeles dhe mikut tim tjetër të madh Francescos një tjetër magjistrat. Të dy do të jenë shumë të kënaqur të mësojnë që ekziston një dënim një ndëshkim shumë i rreptë në Kanun për të gjithë ata që nuk pranojnë t’i hapin derën dhe të nderojnë detyrimin e mikpritjes për të gjithë ata që kanë nevojë të mikpritjen. Kanuni thotë që ai që nuk respekton mikun nuk mund të marrë pjesë në asnjë ngjarje publike përveçse në varrime dhe se do të mallkohet për gjithë jetën e tij. unë nuk po shprehem aspak në mallkimin e atyre që predikojnë të kundërtën e kësaj gjëje, por shpresoj fort që me pasurinë që sidoqoftë rritet, kujtesa të mos shndërrohet në një shkretëtirë në këtë Evropë, e cila me siguri vuan, me siguri ka problemet e saj, por kur shohim rreth e rrotull dhe kur shohim që ekzistojnë realitete të tjera atëherë duhet të mendojnë dhe kuptojnë që europianët jetojnë në një parajsë dhe në këtë parajsë e rëndësishëm është të ruajmë humanizmin dhe të mos e shndërrojmë zemrën e projektit europian i cili frymëzoi etërit themelues në një bankomat dhe të ndahen njerëzit në persona që kanë dhe që duhet të kenë gjithmonë dhe në persona që nuk kanë dhe që nuk duhet të bezdisin nuk duhet të shqetësojnë, por duhet të qëndrojnë jashtë asaj hapësirë kur ekziston një mundësi për të gjithë. Kjo nuk Europa që unë do të ëndërroja për fëmijët tanë”, nënvizoi Rama.

“Mendoj që këto fjalë mund të thuhen në një vend si ky, sepse edhe këtu në Puglia, edhe këtu në Itali jemi në Evropë. Puglia dhe Italia dëshmojnë këtu që gjërat mund të bëhen dhe ndryshe sepse afganët 30 vjet më parë mbërritën me anije, ngjallnin frikë, dukeshin të rrezikshëm, por Puglia nuk u zhduk nga faqja e dheut, as Italia nuk u zhduk dhe të gjithë ata që në atë kohë dukej sikur ishin një arsye për të pasur frikë sot japin kontributin e tyre për ekonominë italiane janë më shumë se 40 mijë sipërmarrje, i rrisin fëmijët e tyre në Itali, falsin dy gjuhë dhe së fundmi do të thotë që nuk fitoi vetëm humanizmi me gjestin që puljezët dhe Italia bëri duke hapur dyert, por do të thotë që fitoi e ardhmja e Italisë nga pikëpamja ekonomike shoqërore dhe në shumë drejtime të tjera”, u shpreh Rama.

Ky, shtoi Rama, “do të ishte shembulli që do të duhej t’u tregonim gjithmonë fëmijëve tanë për të mos i lënë ata në duart e frikës dhe për të mos i lënë ata vetëm përpara të gjithë atyre që përpiqen të përfitojnë nga frika”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

30 September, 2025
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result