Rama në panik nga vota e diasporës, PS voton kundër shtyrjes së afatit të regjistrimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama është përfshirë nga panik i regjistrimit me shumicë nga diaspora, prandaj ka votuar që të mos zgjatet afati i regjistrimit të shqiptarëve që do të votojnë nga jashtë Shqipërisë.

PD kishte kërkuar sot që të shtyhej me 5 ditë afati i regjistrimit të diasporës, por Komisioni Rregullator ka rrëzuar me votat e PS-së kërkesën e bërë nga opozita.

Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kërkuan shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve me 5 ditë. Kjo kërkesë e PD u rrëzuar me tre vota kundër dhe dy pro.

“2 pro, 3 kundër, nuk miratohet në parim dhe nuk mund të vazhdojmë për diskutimet nen për nen, sepse nuk arrihet shumica e kërkuar” u tha gjatë takimit.

Kërkesa e tyre për shtyrjen e afatit erdhi në një moment kur shumë shqiptarë jashtë vendit ende nuk kishin mundur ta përfundojnë regjistrimin, duke ngritur shqetësime për mundësinë që ata të humbnin mundësinë për të regjistruar veten si pjesë e diasporës.
Megjithatë, Komisioni Rregullator vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë, duke mbajtur në fuqi
afatin e mëparshëm të regjistrimit, pa mundësinë për shtyrje.

Share This Article