ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 5 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 6 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 6 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 6 hours ago
Humbje e rëndë për United te Brentford 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama në Prishtinë/ A do të kërkojë falje për portretin e rremë që i vizatoi Vuçiçit?

albnews by albnews
26 September, 2021
in Albania, Kosova
0
Rama në Prishtinë/ A do të kërkojë falje për portretin e rremë që i vizatoi Vuçiçit?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prej vitesh Edi Rama u përpoq t’ua vizatojë shqiptarëve portretin e presidentit të Serbisë me ngjyra të hapura si e ardhmja, jo të zymta siç ka qenë e shkuara. Kur Vuçiç hipën mbi skenën e Ballkanit të Hapur bashkë me Edi Ramën, ai flet për heqjen e kufijve që pengojnë zhvillimin, për të mirat që sjellin kamionët kur lëvizin pa barriera doganore, për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të shërbimeve në mënyrë që ekonomia të lulëzojë dhe e ardhmja të jetë më e begatë në Ballkan. Dhe si noter i qëllimeve paqësore, presidentit serb i ka qëndruar gjithnjë Edi Rama. Nuk mund të kishte përdorur Vuçiç vizatues më të mirë se Rama për imazhin liderit modern.

https://www.facebook.com/watch/?v=786407475209006

Aq është munduar Rama ta modifikojë portretin e ish-zëdhënësit të Millosheviçit, saqë në dhjetor të 2019 e çoi në Durrës, kur në rrënojat e tërmetit tragjik mbetën të vdekur disa dhjetëra viktima. Sfondi ishte perfekt për të dhënë prova mbi dhembshurinë e presidentit serb në raport me shqiptarët. Mes pallateve të dëmtuara nga tërmeti, Vuçiç u shfaq solidar me tragjedinë që kaploi Shqipërinë asokohe.

RelatedPosts

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhe ndërsa reklamonte idenë e minishengenit për një Ballkan të Hapur përkrah Ramës, u duk sikur Vuçiçi kishte lënë pas ndarjen shekullore që provokonte e shkuara e luftës, e pastrimit etnik, e shkuara e përdhunimeve dhe varreve masive.

Këto fjalë të fundit i shkonin për shtat retorikës së politikanëve të Kosovës, kur pyeteshin për Ballkanin e Hapur. Që nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Albin Kurti, ata i mëshuan faktit se Serbia nuk e njihte shtetin e Kosovës, se serbët nuk kishin kërkuar falje për vrasjet masive dhe se Vuçiç nuk bënte asnjë përpjekje për kërkesat e familjarëve të të zhdukurve që kërkonin një varr për të afërmit e tyre, vrarë në luftë.

Ngjyrat që përdorën ata për të portretizuar Vuçiçin, ishin të tjera nga ato të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Tregonin se ai kishte qenë zëdhënës i Millosheviçit, se në prapaskenë Serbia nuk e kishte ndalur fushatën për mosnjohjen e Kosovës dhe se nuk mund të bëheshin pjesë e një projekti të inicuar nga Vuçiç, thjesht se ky kishte përqafuar përkohësisht një ide si ajo e Ballkanit pa kufij. Dilema mes Vuçiçit që shihte Rama dhe atij që shihnin politikanët e Kosovës është zgjidhur këto ditë me situatën e re të krijuar në veri të Kosovës.

Pas hyrjes në fuqi detyrimit për vendosjen e targave të përkohshme për mjetet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, ka dalë në skenë një Vuçiç tjetër. Ai e ka zhveshur kostumin modern të liderit paqësor, atë që bashkë me Ramën e qepën me shumë mundim, dhe është armatosur me retorikën e luftës.

https://youtu.be/w69TYlumLmA

I ka shndërruar pikat kufitare të Jarinjës dhe të Bërnjakut në dy vatra të nxehta të konfliktit në Ballkan. Fillimisht i bllokoi dy pikat kufitare me ekstremistë të gatshëm të përshkallëzojnë situatën përballë forcave special të Kosovës. Pastaj urdhëroi vendosjen e tankeve në kufi dhe fluturimin e avionëve dhe helikopterëve në hapësirën kufitare me Kosovën. Dy pikat të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe në Zveçan janë djegur gjatë natës.

“Serbia provon konflikt serioz ndërkombëtar, që rrezikon të marr përmasa rajonale. Derisa, presidenti i Serbisë ka refuzuar dhe ka zgjedhur inkurajimin e grupeve kriminale. Prandaj, provokimet të tilla, përfshirë edhe veprimet e sotme kriminale janë të tilla sepse krimi, tensioni, frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës për ta këto dy dekada”, ka qenë komenti i Albin Kurtit për situatën në veri.

“Të gjithë papritmas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë në Serbinë qendrore, sepse ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa (Albin) Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare ta miratojë këtë”, ka thënë presidenti serb në një telefonatë me shefin e NATO-s Stoltenberg, ndërsa vartësit e tij kanë bërë deklarata akoma më provokuese që nxisin konliktin e armatosur.

Kostumin e politikanit paqësor të begatisë dhe prosperitetit, Aleksandër Vuçiç përfundimisht e ka zhbërë në situatën e re të krijuar në veri të Kosovës. Në anën tjetër të kufijve që ai dhe Rama kërkonin t’i hiqnin, tani qëndrojnë tanket dhe ushtarët serbë.

Për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur vetëm një mesazh të shkurtër në Twitter, në të cilin këshillon që “Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”. Pjesën më të ashpër të reagimit, ia la Olta Xhaçkës së Ministrisë së Jashtme, e cila kërkoi tërheqjen e tankeve nga kufiri në veri të Kosovës.
Të hënën, kryeministri i Shqipërisë do të jetë në Prishtinë. Nëse nuk arrin të artikulojë dot një akuzë apo një thirrje për mikun e tij Vuçiç në situatën e krijuar në veri të Kosovës, atëherë mbetet për t’u parë, nëse do të kërkojë falje, që e ndihmoi presidentin serb të ndërtonte imazhin e rremë të liderit paqësor të Ballkanit./Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result