Pas takimit me kancelaren Merkel, kryeministri Rama ka dhënë disa mesazhe përmes ERTV-së, ndër të cilat dhe një lajm të mirë në lidhje me njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.
Rama u shpreh se ka vënë në dijeni Merkel mbi këtë temë dhe pritet që në shkurt të vijë një ekip gjerman i Ministrisë së Transporteve për të bërë një raport lidhur me këtë kërkesë.
“Duke qenë se shumë miq këtu në këtë faqe më kërkuan të ngre me kancelaren çështjen e njohjes së patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani dua t’ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Duke qenë se në Berlin mikun e kemi më të fortë se kurrë unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundit”, tha Rama.