Rama në Skoci, në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26.

Konferenca po zhvillon punimet në Glasgow, Skoci e organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Në Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën, në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhet ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale./ATSH/

Share This Article