Rama në Thumanë: Banesat individuale të mbarojnë në fund të 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama ka vizituar Thumanën e goditur rëndë nga tërmeti i nëntorit të kaluar, për të parë nga afër nisjen e punimeve për rindërtimin e qytezës.

Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, dhe ka kërkuar që puna të bëhet me 3 turne, apo edhe me 4 nëse mundet, në mënyrë që puna për ndërtimin e shtëpive individuale të mund të mbyllet në fund të këtij viti.

“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të Ri me sukses, tani nuk i bëjmë dot të gjitha, por ata që kanë shtëpi individuale, duhet të bëjmë çmos. Me tre turne, me katër turne nuk e di tani si do behet, por duhet qe se paku shtepite individuale t’i mbyllim”- tha Rama.

Share This Article