Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025” 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum prestigjioz që mbledh liderë politikë europianë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.

Rama ishte i ftuar nderi në këtë aktivitet, ku drejtoi një nga panelet kryesore të konferencës, si edhe kontribuoi në pjesën e konkluzioneve përfundimtare.

Në postimin e tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij forumi të nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.

“Ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkroi Rama, duke ndarë pamje nga aktiviteti në Vjenë.

Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së.

Share This Article