Kryeministri shqiptar Edi Rama, ditën e sotme ka kryer inspektime në zonën e Byppas-it të Vlorës. Gjatë inspektimit ai shoqërohej nga ministrja e Infrakstrukturës Belinda Balluku e kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli.
Rama është shprehur se së shpejti do të bëhet gara ndërkombëtare për të marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa thekosi se ndërhyrje do të ketë edhe në Lungomare, Radhimë, Orikum – Dukat, si dhe në tunelin e Llogarasë.
Po ashtu, kryeministri premtoi se gjithë Vlora e zona turistike do të ketë infrastrukturë të tipit europian.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
NË BYPASSIN VLORË PUNIMET PO ECIN ME RITME TË LARTA. NË KILOMETRIN E PARË KA NISUR ASFALTIMI, NDËRSA NË PJESËT E TJERA PO PUNOHET PËR SHTRESAT RRUGORE DHE VEPRAT E ARTIT.
SË SHPEJTI RINIS ATY KU U NDËRPRE NGA Covidi GARA E AEROPORTIT TË VLORËS (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) DHE MË TEJ NISIM LUNGOMAREN 3 DREJT RADHIMËS, AKSIN E RI ORIKUM-DUKAT SI EDHE PROCESIN PËR TUNELIN E LLOGARASË – NJË KOMPLEKS KANTIERESH TË REJA QË E ÇOJNË NË NIVEL EUROPIAN INFRASTRUKTURËN KRYESORE TË VLORËS DHE KREJT ZONËS TURISTIKE TË BREGDETIT JONIAN😊
#VLORAqëDUAM❤️
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱🌞