Rama nervozohet me Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama ka reaguar pas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë ku fyhen shqiptarët me termin si “shiptarima”.

Rama ka shkruajtur në Twitter se nëse kjo është e vërtetë është mendësi e mjerë që duhet dënuar.

“A është kjo e vërtetë apo një “meme” tallëse e truve të thatë dhe gojëve të ndyra që e mbajtën tërë rajonin tonë në errësirë me shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një “meme”, përndryshe do të ishte një shfaqje aq e keqe sa nuk shprehet me fjalë e të menduarit të mjerë që duhet dënuar pa asnjë dyshim”, ka shkruar Rama.

Share This Article