Rama: Nëse Basha nuk e do më paktin e 5 qershorit, e heqim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama është shprehur me tone të ashpra kundër liderit të opozitës Basha, duke thënë se nëse kryedemokrati e cilëson si të ‘hedhur në kosh’ marrëveshejn e 5 qershorit, atëherë mund edhe ta heqin.

Duke folur për ndryshimet e reja kushtetuese për listat e hapura e ndalimin e koalicioneve, akte që janë kundërshtuar fort nga opozita, Rama deklaroi se nëse Basha nuk e do më marrëveshjen, mund ‘ta heqim’

“Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin. Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve. Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth”, tha Rama.

Share This Article