Kryeministri Rama ka deklaruar se duke filluar nga viti i ardhshëm, fermerët do të marrin naftë falas për prodhimet bujqësore.
Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se çdo fermet që ka një tokë (pronë apo me qera), një nipt dhe një celular, do të mund të përfitojë nga skema e re për dhënien e naftës falas.
Kryeministri shpjegoi po ashtu se do të hiqen taksat për fermerët, konkretisht ajo e akcizës së naftës, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit.
“Sot jemi në kushtet kur do të ndërhyjmë që të nisim nga viti i ardhshme me një regjim të ri për karburantin.
Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor akcizën. Nga karburanti do të heqim taksën e qarkullimit, dhe taksën e karbonit. Faktikisht do të ulim gjysëm për gjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara për punime tipike me mekanizmin.
Për atë llogaritet vlera e barrës fiskale e cila do të përjashtohet. Kjo vlerë do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thash të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer.
Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira, është përfitues potencial e kësaj skeme, duke siguruar që ai të ketë niptin. Për atë sasi nafte do llogaritet vlera fiskale. Kjo vlerë do konvertohet në sasinë e përcaktuar të naftës falas nëpërmjet një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë dhe punon atë është përfitues potencial i kësaj skeme. Aplikimi online për naftën falas. Sot besojmë që skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali i skemës është për të shkuar më tej. 47 mijë fermerë të cilët e kanë tanimë nipt-in“, tha Rama.