Rama nga RMV: Edhe 1000 herë të kthehesha pas, Ballkanin e Hapur do ta bëja sërish

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Edhe 1000 herë të kthehesha pas, do ta bëja sërish.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për nismën e Ballkanit të Hapur nga Maqedonia e Veriut ku po mban një konferencë për shtyp me homologun Dimitar Kovačevski.

Kreu i qeverisë ka nisur sot turin e Ballkanit, i cili bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit.

I pyetur nga gazetarët nëse mori mësim nga Ballkani i Hapur dhe fakti që Kosova mbeti jashtë, Rama theksoi se nisma nuk është aspak përjashtuese teksa shtoi se në kuadër të saj janë ndërmarrë 72 iniciativa në rajon.

Kurse, i pyetur për hezitimin e deritanishëm të kryeministrit Kurti për një takim bilateral, Rama theksoi se ende shpreson për një përgjigje pozitive.

“Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmin duhet ta presësh…Sa i përket asaj të vëllazërisë apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot.  Nuk mund të rrimë në të shkuarën e të anatemojmë njëri-tjetrin. Patrioti i vërtetë është ai që do vendin e vet dhe s’i do të keqen askujt tjetër.”

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, vlerësoi po ashtu rolin që nisma Ballkani i Hapur pati në rajon. Ai shfrytëzoi gjithashtu rastin për të bërë thirrje për de-përshkallëzimin e situatës Kosovë-Serbi ndërsa u bëri thirrje palëve që të zbatojnë obligimet e marra me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve.

Share This Article