Rama nga Spanja: Kemi bërë më shumë se kurrë për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën.
Nga Granada e Spanjës, ku po merr pjesë në takime me liderë të BE, Rama u shpreh se Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës, me zërin e vet.

“Unë vazhdoj të bëj timen, vazhdoj t’i qëndroj një për një bindjeve të mia. Janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon, dhe i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, në funksion të cilës, Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë, por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet, në bazë të analizës që në të drejtën e tyre bëhet në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës, me zërin e vet.

Nga ana tjetër, kam parë po ashtu, siç gjithmonë në këto raste, shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza të kinse patriotizmit, që siç thotë ajo fjala, është streha e fundit e maskarenjve”, theksoi ai

Share This Article