ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme 5 hours ago
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit 5 hours ago
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali 18 hours ago
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 18 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Nisma do të çlirojë përfundimisht ngërçin mes Shqipërisë dhe Kosovës

albnews by albnews
25 October, 2019
in Albania
0
Rama: Nisma do të çlirojë përfundimisht ngërçin mes Shqipërisë dhe Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Për minishengenin ballkanik unë nënshkruaj 100% korrekte dhe të saktë prononcimin e Albin Kurtit që thotë se: rëndësi ka që Kosova të jetë e ftuar në nisma të tilla”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

I ftuar në një studio televizive, kryeministri Edi Rama foli për minishengenin ballkanik, ndërsa theksoi se “në deklaratën e miratuar së bashku me presidentin e Serbisë dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut ftohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe flitet në vijimësi për 6 vende, njëra prej të cilave është Kosova.

RelatedPosts

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

“Këto janë gjëra shumë të rëndësishme politikisht. Presidenti i Serbisë bashkë me ne ka rënë dakord për një deklaratë të përbashkët ku flitet nga fillimit deri në fund për 6 vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat  ftohen në 10 nëntor në Ohër. Kjo është një nismë jo përjashtuese, por gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

Ai iu sugjeroi kritikëve në Kosovë që t’i referohen propozimit të kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti lidhur me atë nismë. “Edhe ata të Vetëvendosjes që dalin e bëjnë fletërrufe, përpara se ta bëjnë këtë t’i referohen Albin Kurtit. Prononcimin e Albin Kurtit për atë nismë e nënshkruaj sot 100%, si korrekte dhe shprehje e faktit që ai e ka kuptuar shumë mirë këtë nismë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “Albin Kurti e ka kuptuar kur është prononcuar për atë nismë, se ajo është nisma që do të çlirojë përfundimisht ngërçin e madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, lidhur me lëvizjen e lirë në dy territoret tona”.

“Ajo nismë bazohet në 4 liritë e BE-së, atë të lëvizjes, të qarkullimit të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Përderisa presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe unë kemi rënë dakord për një deklaratë që i referohen këtyre 4 lirive, dua të pyes se çfarë lloj lëvizje të lirë do të garantojmë ne mes Shqipërisë dhe Serbisë kur kufirin e kemi me Kosovën”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh deri në fund i bindur se ka një mundësi historike për të çuar para të gjitha proceset në rajon.

Lidhur me propozimin për krijimin e një ministri Shteti për Kosovën, Rama tha se “do t’i propozoj Albin Kurtit për të forcuar procesin e ndjekjes nga afër të të gjithë marrëveshjeve, pasjen e një Ministri Shteti të dedikuar”. “Nuk është ministri, është një Ministër Shteti pa portofol por i dedikuar vetëm për një temë”, tha Rama.

I pyetur se pse nuk e ka takuar Albin Kurtin kur ai ishte së fundi në Tiranë, Rama tha se “në dijeninë time nesër unë kam takimin me të”. “Më ka kërkuar në mënyrë korrekte takim dhe kemi caktuar takimin nesër. Nuk kam asnjë problem, mezi pres që ai të marrë detyrën”, tha Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

23 September, 2025
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

23 September, 2025
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

22 September, 2025
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result