ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës  2 minutes ago
“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje  4 minutes ago
Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen më të re ‘Fujian’ 9 minutes ago
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 11 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Nisma “Edhe një”, faqe e re në qasjen ndaj grave dhe vajzave

albnews by albnews
22 October, 2019
in Albania
0
Rama: Nisma “Edhe një”, faqe e re në qasjen ndaj grave dhe vajzave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri shqiptar, Edi Rama foli sot për nismën më të re të Partisë Socialiste “Edhe një”, e cila ka në fokus gratë dhe vajzat dhe integrimin e tyre në politikë dhe jo vetëm.

Kryeministri, duke folur në lancimin e rrjetit, tha se gratë dhe vajzat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Sipas Ramës, ideja e Lindita Nikollës ishte që, “Paralelisht me gjithë procesin tradicional të punës, të hapte një faqe të re në qasjen ndaj gave dhe vajzave dhe t’i drejtohet grave dhe vajzave për të krijuar një rrjet të qëndrueshme në funksion të pasurimit të burimeve njerëzore të PS, më pas, erdhi nisma e anëtareve të kryesisë së PS, për të propozuar që kryesia, të vendosë të hedhë një hap të konsiderueshme përpara besoj unë, një hap ambicioz por njëkohësisht dhe të guximshëm sepse është e bukur të thuhet por nuk është e lehtë të bëhet që me të gjitha organizata socialiste, të kalojmë nga kryesimi, në bashkëkryesim. Nga kryesimi tradicional ku shumica dërrmuese janë burra ose djem, në bashkëkryesim mes një gruaje apo djali dhe një burri apo vajze. Pra, është një hap shumë kurajoz por që nuk duhet lënë në asnjë mënyrë me kaq”.

RelatedPosts

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

Rama tha se kjo përpjekje duhet materializuar si një përpjekje e të gjithë deputeteve, kryetareve të bashkive, këshilltareve, ministreve dhe lidershipit të grave të Partisë Socialiste në territor kundër fiktivitetit për të mos lejuar që materializimi i kësaj nisme të jetë fiktiv.

“Dje kemi diskuar këtë gjë në kryesi dhe ka qenë një diskutim interesant jo se kishte ndonjë që nuk e pëlqen, përkundrazi, të gjithëve ju pëlqen kjo nismë por kuptohet që djalli si gjithmonë fshihet në detaje e mbi të gjitha, me të drejtë, një pjesë e anëtarësisë së kryesisë shprehën se mos edhe kjo nuk na çon më tutje se sa një respektim formal i një rregulli që përcaktuam të gjithë së bashku. Ne e dimë mirë që në organizimin tonë e kemi pasur dhe e kemi ende një sfidë të hapur e të pafituar sfidën ndaj formalizimit e fikitivitetit”, nënvizoi Kryeministri.

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, thotë se, “gjëja më e rëndësishme për tu thënë dhe gjëja më shqetësuese mendoj unë për një familje politike si e jona, për një familje progresiste, për një familje politike që ka bërë hapa të jashtëzakonshëm e të pamendueshme disa vite më parë në funksion të promovimit të barazisë gjinore, është diferenca dramatike mes përfshirjes së grave dhe vajzave në territoret urbane dhe në territoret periferike. Nuk flas për territore rurale mirëfilli sepse në territore rurale përsëri skena është e larmishme, nuk është e njëtrajtshme. Në periferitë e Tiranës, që është bërthama e metropolit të shqiptarëve, situata është alarmante sepse jo vetëm që ne kemi struktura ku nuk ka asnjë grua por kemi burra që thonë nuk ka gra këtu ku jemi ne”.

Sipas Ramës, “ne kemi arritur të kemi një qeveri që në klasifikimin e Kombeve të Bashkuara është në 5 të parat në botë për barazinë gjinore. Kemi madje përqindjen më të lartë të grave se të burrave dhe nga ana tjetër jemi në një shoqëri shumë të mirë me vende që në gjithë aspektet e tjera janë shumë më përpara nesh. Në të gjitha klasifikimet botërore”.

Rama shton gjithashtu se “kemi 50% të këshillave bashkiak gra dhe vajza. Mbi 60% të drejtueseve në gjithë hierarkinë e administratës publike dhe që për definicion do të thotë se maksimalisht 60% e administratës sonë publike në drejtime ka një nivel korrupsioni shumë  të ulët sepse gratë dhe vajzat janë shumë më pak të korruptueshme se sa burrat dhe djemtë. Kjo është fakt”.

Kryeministri Rama thotë se është shumë e rëndësishme të arrihet bashkë kryesimi në të gjitha organizatat socialiste mes grave dhe burrave. “Ajo që është e rëndësishme është çfarë duhet të bëjnë përtej përfaqësimit në këshillat bashkiak në seancat e komisioneve apo të mbledhjeve të këshillit gratë dhe vajzat shqiptare. Çfarë duhet të bëjmë përtej të gjithë punës voluminoze që bëjnë gratë deputetë, qoftë në parlament, qoftë në territor dhe çfarë duhet të bëjmë të gjithë së bashku. Duhet të bëjmë realitet atë që kemi dakordësuar dje. Duhet të realizojmë bashkë kryesimin në të gjithë organizata socialiste me gra dhe burrave e për këtë duhet një punë e veçantë. Nuk ka për të ndodhur nëse gratë që janë në drejtim, gratë që janë në këto shtresa të lidershipit nuk marrin përsipër ta udhëheqin këtë proces duke shkuar e duke prekur çdo plagë të territorit sepse është i mbushur me plagë territori në aspektin e diskriminimit dhe të refuzimit apo indiferencës ndaj faktorit grua”.

Kryeministri, në përfundim të fjalës së tij shtoi se, “ne kemi një potencial shumë të madh ende të paçliruar, jo thjesht në funksionin elektoral edhe pse funksioni elektoral është patjetërsueshëm sepse duhet të fitosh zgjedhjet që të bësh gjërat që merr përsipër të bësh, një potencial shumë të madh për t’i dhënë më shumë frymë, më shumë ajër të pastër, më shumë seriozitet, më shumë efiçiencë të gjithë organizimeve tona në komunitet”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës 

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës 

7 November, 2025
“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

7 November, 2025
Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen më të re ‘Fujian’

Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen më të re ‘Fujian’

7 November, 2025
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result