Një ditë para protestës së lajmëruar të opozitës, kryeministri Edi Rama u kërkoi grave nga Berati të pengojnë burrat që të shkojnë në protestë.
Ashtu si në qytetet e tjera ku ka shkuar, edhe në Berat e Kuçovë kreu i qeverisë u prit me protesta të simpatizantëve të PD.
“Unë u bëj thirrje grave të beratit ti kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se sebeb duan. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Nuk do të bëhet asgjë”, tha Rama.
Rama bën përgjegjës PD dhe LSI për gjendjen e krijuar në vend, duke i akuzuar se po dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë, por jo qeverinë.
Në takimin për “Bashkinë që duam”, nga Berati kreu i qeverisë ju përgjigj negativisht kërkesës së Bashës dhe Kryemadhit për zgjedhjet të parakohshme parlamentare.
“Me metoda të tilla, e vetmja gjë që nuk preket, është qeveria. Nuk kanë çfarë i bëjnë fare qeverisë, por kanë çfarë i bëjnë vetes”, tha Rama.
Edhe pse PD ende nuk ka vendosur nëse do të hyjë në zgjedhjet vendore, Kryeministri Rama është optimist që do të garojë përballë PD dhe LSI
“Unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, dhe Monika me Lulin, ne me njerëzit, njerëzit me ne”, tha ai.
Kryeministri Rama se PS në zgjedhjet e 30 qershorit do të fitojë edhe ato bashki që i ka Partia Demokratike./Ora News/