Rama nxjerr pamjet nga Shkozeti: Plehrat kanë taposur grykat e kanaleve, përmbytën dynjanë se s’kanë arritur dot në det!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një tjetër postim në rrjetin “X”, për situatën e përmbytjeve në Durrës. Ai ka ndarë edhe disa pamje ku kanalet kulluese janë bllokuar nga plehrat në Shkozet.

Rama është shprehur se “shiu me gjyma i ka mbledhur plehrat nga janë e nga s’janë” për t’i dyndur në det, por nuk ka ‘mundur’, pasi kanë bllokuar kanalet.”

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrijnë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, ka shkruar ai.

Share This Article