Rama: Pa Italinë vështirësitë do ishin të pakapërcyeshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot homologun italian Giuseppe Conte dhe ministrin e Jashtëm, Luigi di Maio për humanizmin dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se pa gatishmërinë e Italisë dhe të Conte dhe Di Maio, vështirësitë pas tërmetit do të ishin të pakapërcyeshme.

“Faleminderit për humanizimin që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente të vështira pas tërmetit të nëntorit të kaluar, që pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj për të na ndihmuar do të ishin të pakapërcyeshme”, – theksoi Rama.

Gjatë vizitës së sotme në Romë, Itali, Rama u prit në takim nga Kryeministri italian Conte dhe ministri i Jashtëm Di Maio, me të cilët diskutoi për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit./ATSH/

Share This Article