Rama: Papunësia ka rënë më shumë se 6%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar të mërkure në Twitter, për të dhënë sipas tij lajmin e gëzuar për uljen e papunësisë.

Shefi i qeverisë i referohet Bankës Botërore, sipas të cilës papunësia ka rënë më shumë se 6% që prej 2013.

“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE #KrenarpërPS🌹 “, shkruan Rama.

Share This Article