Rama paralajmëroi shembje masive të ndërtimeve pa leje, Ademi: Askush nuk është mbi ligjin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa sot u hap sezoni turistik në Velipojë, e pranishme ishte edhe kryetarja demokrate e Bashkisë së Shkodrës.

Gazetarët e kanë pyetur Voltana Ademin lidhur me ndërtimet pa leje dhe aksionin që do të nis javën e ardhshme në të gjithë vijën bregdetare për të shembur ndërtimet pa leje.

Lidhur me këtë zonja Ademi është shprehur se në Velipojë nuk ka ndërtime pa leje, megjithatë sipas saj ata që thyejnë rregullat e ligjin duhet të ndëshkohen.

“Ne në Velipojë në bazë të verifikimeve me IKMT nuk ka përkeqësim në bregdet. Janë struktura që hiqen e vendosen. Nuk kemi ndërtime pa leje. Janë vetëm struktura të lehta për stacione plazhi. Kjo situatë e mirë është qetësi publike. Cdo ndërhyrje tjetër është jashtë vendi. Të paktën në pjesën e rërës. Pastaj ndërtime të tjera që janë përtej apo kanë thyer rregullat e ligjin, askush nuk mund të jetë kundër ligjit. Por në Velipojë situata është e mirë.

Nuk kemi marrë informacion për kë objekte bëhet fjalë dhe duhet të presim një vendimmarrje që të shohim. Dhe rast pas rasti ta trajtojmë. Që të diskutohet për rastin specifik. Nuk duhen bërë gabime të dëmtojnë ekonominë shqiptare, nuk besoj se do të jetë kështu.”. tha Ademi. 

Share This Article