Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve edhe njëherë që të respektojnë rregullat dhe masat e marra nga qeveria për parandalimin e një vale të dytë pandemike.
Kreu i Qeverisë i ka bërë thirrje gjithashtu edhe pronarëve të bareve dhe restoranteve që të kenë kujdes, teksa ka shtuar se mungesa e përgjegjësisë së tyre mund t’u japë një goditje tjetër.
Rama: Duke u ndalur tek situata me COVID-19, dua t’ju lutem, t’ju përgjërohem qytetarëve shqiptarë që mos ta bëjnë atë më të vështirë. Do ti lutem dhe përgjërohem atyre që s’duan ta besojnë se sa e vërtetë dhe e vështirë është kjo luftë dhe mbyten në lugën e ujit të teorive konspiracionit dhe të thashethemeve dhe llafeve që janë thjeshtë fukarallëk i klubeve dhe e përqeshin këtë rrezik.
I lutem atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në restorante, në bare, që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin. Të mos e konsiderojnë tolerancën tonë dhe mirëkuptimin tonë për vështirësitë e tyre si dobësi dhe mos të vënë në rrezik jetën e tyre dhe qytetarët.
Janë protokolle që duhen përcaktuar. S’është e vështirë për ne që të sulim policinë në bare e restorante për rregull, por a është kjo që duam? Ata harrojnë se duke bërë kështu, rrezikojnë të kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe të marrin mbrapsht një goditje marramendëse. Nuk është koha që të shfrytëzojnë çdo metër katror. Përqeshja ndaj rrezikut do të ishte katrastrofike.
Epidemia nuk është vetëm në Shqipëri, po të ishte s’do të na kishte besuar njeri që është një luftë. Në Gjermani nuk të lë të ulesh afër në restorant me më shumë se 3 persona të tjerë, apo pas orë 10 të darkës. Pse? Është një lojë e Bill Gate për t’i vënë cipa çunave të Laçit apo djemve të Vlorës. Për të dëgjuar live këngët polifonike përmes çipit në gojën.
Apo çipi të pengojë zërin e këngëtarit të dasmës, është hata e madhe. Të mos bëhemi ne ata që mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve, makinave dhe të mbeten peng i papërgjegjshmërisë, i përqeshjes së një rreziku real. Sot je mirë dhe nesër je në tub.
Nëse gjerat nuk shkojnë mirë, pasnesër nuk je fare. Nga ana tjetër dua t’ju them të gjithëve se falë ministres së Shëndetësisë, nënë që e ka harruar familjen, vajzat e saj dhe që qëndron në krye të detyrës ditë natë, falë dhe skuadrës së saj, sot bluzat e bardha s’kanë halle mbi hall të mungesës së mjeteve për të luftuar.
Spitalet tona janë me kapacitete të pota, por janë dhe 2 struktura të tjera që po presin. Në rast se do të kemi nevojë, janë të gatshme strukturat sipas qarqeve.
Janë gati të gjitha medikamentet dhe ata që do të duhet të marrin pozicionin në vijën e zjarrit. Janë mjekë, infermierë, që trajtohen rregullisht.