ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin 27 minutes ago
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla 31 minutes ago
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit 33 minutes ago
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje 35 minutes ago
Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove 41 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Rama pas takimit me Hashim Thaçin: Teatër i turpit të drejtësisë ndërkombëtare

albnews by albnews
18 December, 2025
in Show - Biz
0
Auto Draft
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga takimi me ish-Presidentin Hashim Thaçi në Hagë ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Thaçin po luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Ndërkohë që arrestimin e tij e ka cilësuar si rrëmbim pa gjyq e pa akuzë. Rama shkruan se me Thaçin kanë folur për libra të ndryshëm si dhe për miqtë e përbashkët e dy vendet. Rama në fund shkruan se  burgosja e Thaçit është një padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike. Postimi i Plotë:Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan “institut”.Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë. Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor

RelatedPosts

Zyrtarët e akuzuar nga SPAK për korrupsion do të menaxhojnë 800 milion euro, vitin e ardhshëm

Deputeti i PD-së bëhet viral në Kuvend, Korreshi në siklet mes përplasjeve: Nuk marr frymë, o ju… (VIDEO)

Berisha: Ergys Agasi ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Ramës dhe familjes së tij

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

18 December, 2025
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December, 2025
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

18 December, 2025
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result