Rama: PD po e përdor SPAK-un si mjet për luftë politike, e vë në lëvizje me presion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale ku iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të ndryshme, foli sërish për situatën e krijuar në vend me veprimet e fundit të SPAK ndaj politikës.

Rama tha se PD po e përdor SPAK-un si mjet të luftës politike me presione dhe me denoncime në formë shantazhi.

“Sot kemi një mbulim histerik të gjithë temës së korrupsionit në të gjitha televizionet kanalet e portalet. Këneta edhe pse është subjekt i luftës anikorrupsion është e mobilizuar për të spërkatur në llumin e vetë këdo. Për ta përdorur SPAK-un si një mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit dhe denoncimeve të gjithanshme e shantazhi permanent.

Kjo është njëra anë e medaljes, krijohet ideja se këtu janë të gjithë hajdutë. Por çfarë thonë faktet konkrete, pse BE e konsideron Shqipërinë si një prej vendeve që është gati për t’u bërë pjesë e BE”- u shpreh Rama.

Share This Article