ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 5 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 5 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 5 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  5 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama për anëtarësimin në BE: Për më të ‘vegjlit’ rregullat s’respektohen, për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë

albnews by albnews
22 February, 2020
in Albania
0
Rama: I lumtur nëse flamuri shqiptar do zëvendësonte atë britanik në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit drejt Bashkimit Europian po bëhet gjithë dhe më i vështirë për vendet që janë në pritje për t’u anëtarësuar. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Një kontinent një e ardhme”, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se nuk ishte faji i qeverisë që nuk iu hap dritën jeshile Shqipërisë për të filluar bisedimet, por situata në të cilën ndodhet sot Bashkimi Europian.  

Teksa theksoi se Franca është ndër aktorët më të ndershmen në këtë debat, Rama pohoi se presidenti Macron ka një qëndrim të hapur dhe të drejtpërdrejtë sa i takon Shqipërisë.

RelatedPosts

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Po ashtu ai tha se “Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të ‘vegjlit’ e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë.”.

“Nuk ka asnjë dyshim që të gjitha fjalët kyçe të këtyre mesazheve si krimi i organizuar, korrupsioni, janë sfida reale dhe probleme reale, të cilat duhen zgjidhur dhe nuk ka dyshim për këtë. Nëse këto probleme dhe sfida nuk do të ishin reale e serioze, atëherë pse do na duhej të kërkonim çeljen e negociatave?!Për çfarë shërbejnë negociatat për anëtarësim?! Nga ana tjetër është shumë e qartë se procesi është bërë më i vështirë, dhe dëshpërues dhe i padrejtë për vendet që janë në linjë, në radhë për t’u anëtarësuar. Kjo është arsyeja që përpara çeljes së negociatave, Shqipëria ka bërë hapa para për hapjen e negociatave. Nëse do të shihni se si ka shkuar procesi për Poloninë dhe ata që kanë qenë kandidat më parë për integrimit, tani është bërë më tepër kërkues. Është në rregull, por duhet të vijë një pikë ku i vjen fundi, pasi është si një ushtrim që nuk ka fund. Në çdo moment kur 1-2-3 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre faktike dhe duan të thonë ‘jo’, ato e kanë mundësinë që të gjejnë pretekste, duke i drejtuar gishtin vendeve që u thonë ‘Jo’ për shkak të problemeve që kanë ata. Ne e dimë shumë mirë se ata kanë problemet e tyre. Do të doja të thoja që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi presidenti Macron ka një qëndrim që është i hapur, drejtpërdrejtë, e brutal. Ajo që po thonë është se ‘Europa nuk po funksionon’. Mund të mos bini dakord me këtë, por është e vërteta ashtu siç e shohin ata. Nuk është mënyrë për t’i rënë vërdallë. Lajm i mirë për ta përmbyllur me një të tillë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në metodikën e bisedimeve të anëtarësimeve, Duket se janë të mira qoftë për vendet dhe për komisionin dhe për Unionin. E ndoshta do ta bëjnë procesin shumë më të qartë e shumë më të drejtë. Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të vegjlit e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të fortit ka gjithmonë një rrugë.”, tha Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result