ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 4 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 4 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 4 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 4 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama për Durrësin, Tiranën dhe Kurbinin: Do ndërtojmë qyteza komplet të reja

albnews by albnews
3 December, 2019
in Albania
0
Rama për Durrësin, Tiranën dhe Kurbinin: Do ndërtojmë qyteza komplet të reja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar skenarët që po përgatiten për t’u zbatuar në terren, pas situatës kaotike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri tha se skenari është për ndërtimin e disa qytezave të reja në vend.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Sipas tij, po planifikohet ndërtimi në Durrës i një lagjeje komplet të re, në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin.

Rama deklaroi se këto lagje të reja do të kenë gjithçka brenda, që nga infrastruktura, kanalizimet, ujësjellës, kopshte, shkolla, etj, dhe do iu shërbejnë jo vetëm të prekurve nga tërmeti, por edhe atyre që kanë probleme sociale.

“Ne nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit, sepse nuk mund të godasim pjesën tjetër të popullsisë, duke goditur ekonominë. Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do ta godiste atë. Vlerësimi i dëmeve sa më shpejt të bëhet, aq më mirë do të ishte. Ne kemi nisur punën për disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja.

Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha.

Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra komplet tjera.

Për momentin po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh. Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, deklaroi kryeministri Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result