Rama për “Financial Times”: Na kanë shkëputur nga Evropa dy herë në mënyrë brutale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke folur për prestigjiozen “Financial Times”, kryeministri Edi Rama shprehet se vendimi për moshapjen e negociatave ishte brutal.

Sipas tij ky vendim ka lënë “një shok të rëndë psikologjik në vend” dhe ka dëmtuar besueshmërinë e bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi shkëputur nga Europa dy herë në mënyrë brutale, një herë për 500 vite nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të pranojë idenë se mund të ketë edhe një herë të tretë dhe këtë herë mund të jetë Europa që shkëputet brutalisht nga vetvetja”, tha Rama.

Rama shtoi gjithashtu se i kuptonte shqetësimet e shteteve anëtare të BE që donin të reformonin procesin e negociatave para se të nisnin negociata.

Por si ai, ashtu edhe Zaev, janë të mendimit se anëtarësimi është të paktën një dekadë larg dhe bisedimet mund të nisnin ndërkohë që vendet dhe vetë blloku reformoheshin. “Europa është në një periudhë ku para se të bëhet më mirë, do të bëhet më keq, dhe ne jemi dëm anësor i kësaj”, tha Rama.

Share This Article