Rama për Kurtin e Mustafën: Karriget kanë më shumë rëndësi se Kosova

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Mini-Schengeni rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç e thonë sipas tij ata që nuk arrijnë ta bëjnë një qeveri, pasi më rëndësi kanë ndarjen e karrigeve.

Ai në videon e fundvitit ka folur për Kosovën dhe për moskrijimin e Qeverisë nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka fituar zgjedhjet, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të cilën nuk u pajtuan për një marrëveshje qeverisëse.

“Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri”, ka deklaruar Rama në video-adresimin e bërë për fundvit.

Ai më tej thotë se ata (Kurti e Mustafa) dhe të tjerë janë mbledhur për ta sulmuar atë.

“Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër ‘vëllait të Vuçiqit’ në Shqipëri, duke i’a prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike”, ka deklaruar Rama.

Share This Article