Rama për Metën: Bëri gabim fatal

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët në Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë ka folur sërish për Metën.

Rama e cilësoi presidentin si një personazh kompleks që ka bërë gjëra të mirë dhe të gabuara. Por vendimin për ç’dekretimin e zgjedhjeve të Metës e konsideroi si një gabim fatal.

Edi Rama:“Është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira. Ka bërë gjëra të gabuara nuk kemi çfarë i bëjmë. E bëri për të nxitur dhunën padiskutim edhe ka gjithë këto ditë që nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës. Përkundrazi. Dhe ishte fatale për të. Gabim fatal për të. nuk e bën kurrë një president republike një gjë të tillë. Kurrë. Në asnjë aspekt. Sepse është si hëna, që rrotullohet herë është e plotë, herë e qorruar komplet.”

Rama u shpreh se kjo që po bën opozita është kundërvënie ndaj popullit dhe ndaj Shqipërisë.

Ai u shpreh se zgjedhjet vendore janë vetëm një sebep dhe gjithçka po bëhet për Reformën në Drejtësi.

Edi Rama: “Kjo që po bëhet është kundërvënie ndaj popullit, ndaj Shqipërisë. Ata e dinë shumë mirë se kush është arsyeja, e dinë shumë shumë mirë sepse kanë qenë që në sekondën e parë mbështetësit më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi. Është e gjitha për drejtësinë. Zgjedhjet vendore janë një sebep. E gjitha është për Drejtësinë./Ora News/

Share This Article