Rama për opozitën: Si me këto si pa këto, ne i fitojmë zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë, dhe shprehet i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet më 25 prill të vitit 2021.

Nga Vlora, ku ishte i pranishëm në prezantimin e projektit të Luingomares, Rama tha se populli është i mençur dhe se do dijë të flasë drejtë në ditën e zgjedhjeve.

”Ne do vazhdojmë punën. As këto që thashë, kjo që bëjmë dhe ato që do bëjmë, nuk ka lidhje me fakte që ka zgjedhje vitin e ardhshëm. Zgjedhjet ne i fitojmë, si me këto, si pa këto. Kjo nuk diskutohet. I fitojmë sepse përtej shumë individëve dënglazhinj, përtej shumë individëve që mund të kenë pakënaqësitë e tyre, populli është më i mençur se secili prej nesh, veç e veç. Asnjë individ nuk është populli.

U them të gjithë atyre që thonë unë jam popull, populli po vuan, që askush nuk ka mandat dhe të drejtë të flasë në emër të popullit, përveç vetë popullit kur i vjen dita dhe do flasë siç ka folur. Jam i bindur se do flasë përsëri drejt, dhe do i japi zotit atë që është e zotit, dhe Çezarit atë që është e Çezarit”, tha Rama.

Share This Article