Rama për opozitën: Të alarmuar nga reforma në drejtësi, kanë hyrë në panik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në një takim elektoral Cërrik ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, nuk la pa shigjetuar edhe opozitën.

Rama tha se ata nuk kanë asgjë për t’i ofruar vendit veç dhunës e shantazhit, duke shtuar se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi.

“Janë kthyer njësoj si Beni ecën vetë, tek rruga në pyll natën që këndon që të dëgjojë zërin e vet që të mos ketë frikë nga errësira. Kanë hyrë në panik”, tha Rama.

“Kanë hyrë në panik dhe në një rrugë qorre pa logjikë, se të thuash vizion është kërkesë e ekzagjeruar t’u kërkosh atyre vizion. Sa herë i ka ardhur mundësia të kenë një gjë në dorë kanë bërë pis, sa herë kanë pasur mundësinë të rregullojnë e kanë prishur”, shtoi Rama./Top Channel/

Share This Article