Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke komentuar situatën ekonomike, si rezultat i pandemisë me Kovid-19, tha se deri në fillim të majit 70,000 punëtorë e humbën punën e tyre.
Ai shton se numri i personave që e kanë humbur punën e tyre është dinamik, ka shumë që janë rikthyer në punë, dhe madje edhe nëse janë larguar nga puna vazhduan të marrin pagë nga punëdhënësi i tyre.
“Qeveria nuk parashikon se sa mund të jetë numri i personave të papunësuar, këtu i referohet shifrave zyrtare dhe statistikave, ne kemi projeksione, por projeksionet mund të jenë të ndryshueshme. Projeksionet e SHBA-së ishin gjithashtu x, ndërsa muajin e kaluar ata kanë rezultuar me një shifër prej 2.5 milionë vende pune të humbura. Në vendin tonë, nga 19 për qind që prisnim, përqindja është 13.5. Ajo që di është se qeveria ka siguruar paga për rreth 230,000 njerëz. Kemi 4500 subjekte që do të penalizohen sepse nuk kanë aplikuar që ne t’u sigurojmë atyre një rrogë për punonjësit. “Në fillim të majit, kishim 70,000 njerëz që e kanë humbur punën, por disa prej tyre tashmë janë rikthyer në punë”, tha Rama.