Rama për sistemin e drejtësisë: Akoma me defterë, më i prapambeturi në Europë për nga digjitalizimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në fjalën e tij në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek sistemi i drejtësisë.

“Sot kemi një situatë dramatike në sistemin e drejtësisë. Ne kemi sistemin më të prapambetur të drejtësisë në Europë nëse flasim për digjitalizim, akoma me defterë që janë shumë më të keqrenditur se defterët e kohës së diktaturë. Ka shumë gabime ortografike se sa në kohën e perandorisë romane dhe kohës së diktaturës. Nuk mundësojnë asnjë transparencë në trajtimin e çështjeve gjyqësore. Ne kërkojmë prej vitesh që të qasen në mënyrë konstruktive, dëgjojmë broçkulla për pavarësinë, pavarësia është një gjë, dhe sistemi është një gjë tjetër. Nëse parlamenti do të ishte i përfshirë në sistemin e AKSHIT do ta kishte më të lehtë, nuk them që mund të mos goditej, por do ta kishte më të lehtë. Nëse nuk i marrim të gjitha të mirat, sepse është bekim për vende si ne që përmes inovacionit, mund të bëjmë kapërcime të mëdha”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se drejtësia nuk mundëson transparencë për monitorimin e çështjeve.

Share This Article