Zgjedhje të parakohshme? Në fjalën e mbajtur në foltoren e Kuvendit Kryeministri Edi Rama duket sikur ka bërë një tërheqje prapa.
Rama tha se nëse do bëhen zgjedhje të parakohshme e vendos PS por asnje negociator qoftë dhe ai i rënë nga qielli.
Edi Rama:
Nuk kemi marrë mandat për ta negociuar para vitit 2021. Ka s’ka zgjedhje të parakohshme këtë gjë kurrë nuk mund ta përcaktojë shantazhi, kërcënimi dhe asnjë lloij negocimi. Zero. Kjo është pjesë e mënyrës si ndërtohen strategjitë e brendshme. Është thjesht vullnet i njëanshëm i PS-së, nëse do të gjykojmë ne por jo për shkak të tyre. I kemi mundur, dhe do i mundim, dhe ju bashkë me ta, prandaj bëni mirë të ndaheni një orë e më parë nga ata,jo thjesht kush është brenda dhe kush është jashtë por ti jepni mundësisë një Shqipëri tjetër sepse ata dy sigla ne do i çojmë për skrap.”
Ata që ikën dhe braktisën dhe shkelën me këmbë të drejtën e atyre që përfaqësuan nuk kanë për tu kthyer këtu përmes një rruge ekstraligjore dhe asnjë lloj dialogu që çon pazar . Kjo nuk ka për të ndodhur. Zgjedhje të parakohshme se tani na ka mbetur fallxhorja pa rrogë nuk ka. Të vazhdojë të hedhë fall dhe në atë zonë atje ku ka nevojë për më shumë shpresë falli paguhet të shkojë e të mbajë në këmbë revlucionin e filxhanit por këtu jo.
Karrigia e tyre është me afat. Ata mund të kenë shpresë se do vijnë nga qielli negociatorë dhe do na ulin në tavolinë. Ka vetëm një normalizim të domosdoshëm mbyllja e kapitullit 30 vjet unë po iki, po smë thirre, unë s;’rri po smë dhe atë që dua. Kush është në opozitë është në opozitë. Mund të bëhen propagandë por jo me metoda bllokimi e shantazhimi. Ata po bllokojnë dhe ekonominë, dhe imazhin Shqipërisë dhe integrimin.