Rama përmend shtrenjtimin e rrymës në Kosovë: Unë s’e braktis popullin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një qytetar e pyet Ramën në lidhje me çmimin e lartë të naftës por kreu i qeverisë shqiptare e mohon një gjë të tillë, duke e përmendur shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë e duke mohuar se po e braktis popullin.

Kryeministri shqiptar pyetet nëse e di se në vend çmimi i naftës është 200 mijë lekë, por Rama ia kthen se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Sikur kjo te ishte e vertete sot çmimi i energjise do kishte kercyet përpjete si ne Kosovë apo si ne vende te tjera përreth, por e kundërta është e vërtete, braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, shkruan Rama në komentin e tij.

Ndërkohë një tjetër komentues i kujton kryeministrit se ai e ka pyetur për çmimin e naftës dhe jo të energjisë  dhe Rama  ja kthen se e di se për çfarë është pyetur.

“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashke gjerat, prandaj edhe nuk duhen pare te shkëputura se arka e shtetit një është”, shprehet ndër të tjera kryeministri. /abcnews.al

Share This Article