Albania
“Rama po bën tradhti kombëtare”. Historiania Elena Kocaqi: E trajton Shqipërinë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën
Nisma për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, është “e pabesueshme” për historianen Elena Kocaqi. “Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vërë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedentë në historinë botërore”, tha Kocaqi në Ditarin e pasdites në A2 CNN.
Për mua është një nga aventurat më të rrezikshme të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë aventura në politikën e jashtme, por kjo është një aventurë kaq e rrezikshme…”.
Sipas saj, kjo nismë, e prezantuar fillimisht në një artikull në gazetën amerikane “New York Times” por e artikuluar shkurtimisht edhe gjatë fjalimit të Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është në kundërshtim me legjislacionin në Shqipëri, me disa nene të Kushtetutës.
“Nuk mund të vihet në diskutim territori i vendit. Pra, në momentin që ti vë në diskutim territorin e vendit, ky është akt më i lartë i tradhtisë kombëtare, më i dënueshmi nga kodi penal. Ka një nen, 208, të kodit penal, i cili thotë që në momentin që ti jep në mënyrë të pjesshme apo të plotë territorin e vendit tënd një shteti të huaj…”, tha Kocaqi, shkruan A2 CNN.
“Sepse kur krijohet shtet ti nuk ke më sovranitet. Dhe është dhënie territori. Atëherë dënimi është nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm, për çdo funksionar shtetëror që mund të ndërmarrë një veprim të tillë kundër Republikës së Shqipërisë. Pra në këtë rast kryeministri shkon për burg, jo më ta diskutojë këtë çështje në Parlament”.
Kocaqi tha se kjo çështje as nuk mund të vendoset me referendum popullor. “Kushtetuta mund të ndryshohet për çdo gjë në lidhje me organizimin e brendshëm të vendit. Por në lidhje me Pavarësinë, sistemin demokratik dhe të drejtat e njeriut, janë vendosur me rezervë kushtetuese që nuk ndryshohen, as me referendum e as nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë”, tha ajo, duke sulmuar ashpër kryeministrin.
“Edi Rama e trajton territorin e Republikës së Shqipërisë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën dhe jo sikur është territor i të gjithë shqiptarëve. Kush është Edi Rama të diskutojë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vepra për të negociuar territorin e një vendi është më e lartë se akti terrorist, është më e lartë se krimet kundër njerëzimit, më e lartë se gjithë krimet që mund të bëjë, një kodin penal, një individ”.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
